Thirrje e hapur për aplikime për projekte

Innovative Media, së bashku me partnerët në Rrjetin për Raportim mbi Diversitetin (Reporting Diversity Network), ka hapur thirrjen për propozime projektesh me qëllim të luftimit të gjuhës së urrejtjes dhe përmirësimit të përfaqësimit të diversitetit.

Kjo thirrje është hapur si pjesë e Rrjetit për Raportim mbi Diversitetin, i cili është krijuar me qëllim të ndikimit efektiv mbi përfaqësimin mediatik të përkatësisë etnike, fetare dhe gjinore në Ballkanin Perëndimor. Rrjeti synon të aktivizojë rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave përçarëse dhe në zëvendësimin e tyre me një diskurs pozitiv të nevojshëm, që kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore dhe në respektimin e diversitetit shoqëror.

Thirrja për propozime do të publikohet me qëllimin e përgjithshëm për të rritur ndikimin e OJQ-ve në raportimin mediatik që formëson perceptimet mbi përkatësinë etnike, fetare dhe gjinore në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimet specifike të thirrjes janë:
– të forcohet pozita e OJQ-ve lokale në mbrojtjen e të drejtave të përfituesve të tyre në media;
– të ofrohen mundësi për organizatat të lokale për të ndikuar në perceptimet publike dhe për t’iu përgjigjur narrativave urrejtëse dhe të dëmshme që kontribuojnë në polarizim;
– të rritet numri dhe cilësia e mesazheve të transmetuara për audiencën për të zvogëluar ndikimin e narrativave polarizuese;
– të përmirësohet dukshmëria dhe përfaqësimi në media i grave dhe i çështjeve që lidhen me të drejtat e pakicave;
– të kontribuohet në perceptime pozitive për të tjerët dhe në tolerancë e përfshirje në rajon.

Llojet e aktiviteteve që janë të pranueshme për financim (lista është e hapur dhe mund të përfshijë edhe aktivitete të tjera të projekteve nëse kontribuojnë në qëllimet e sipërpërmendura):
a) Fushata avokimi dhe ndërgjegjësimi;
b) Prodhimi i përmbajtjes mediatike;
c) Krijimi i fushatave që kundërshtojnë narrativat urrejtëse në sferën publike;
d) Konsultime, tryeza të rrumbullakëta dhe takime me palët e interesit lokale;
e) Lehtësimi i dialogut politik me palët e interesit (p.sh. partitë politike, zyrtarët lokalë, komuniteti ekspert, mediat).

Të gjitha aktivitetet duhet të zhvillohen në vendin ku është e regjistruar organizata. Afati maksimal i zbatimit të projektit është nëntë muaj.

Buxheti i përgjithshëm për programin është 30.000 euro për çdo shtet. Do të mbështeten pesë projekte për çdo shtet, ndërsa madhësia e parashikuar e granteve është minimum 5.000 euro dhe maksimum 7.000 euro.

Organizatat-të që i përgjigjen kësaj thirrjeje duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
• të jenë të regjistruara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të kenë të përmbushura të gjitha detyrimet ligjore;
• të kenë përvojë në fushën e përfaqësimit të diversitetit dhe/ose të gjuhës së urrejtjes;
• të jenë përgjegjëse drejtpërdrejt për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit;
• të mos kenë llogari bankare të bllokuar;
• të mos jenë përfituese të fondeve nga Programi për Shoqëri Civile dhe Media i BE-së në mbështetje të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për periudhën 2021–2023 (IPA III), linja buxhetore: 15.020101.01;
• Organizatat mund të paraqesin vetëm një propozim projekti në kuadër të këtij Programi, qoftë si aplikant apo si partner.

Mirëpresim aplikime nga tipe të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile: organizata bazë (grassroots), anëtare të rrjeteve më të mëdha që veprojnë në nivel kombëtar apo rajonal, media të themeluara si OJQ.

Partneriteti me media lokale do të konsiderohet përparësi dhe do të sjellë pikë shtesë.

Do të organizohet një trajnim një-ditor për përfituesit e granteve të përzgjedhur, mbi rregullat dhe procedurat për zbatimin e granteve të BE-së. Trajnimi do të përfshijë tema si: menaxhimi i projektit, rregullat e dukshmërisë, raportimi financiar, etj.

Përveç kësaj, OJQ-të e përzgjedhura do të marrin mbështetje mentorimi për t’i ndihmuar në zhvillimin e fushatave mediatike kreative për të rritur ndërgjegjësimin publik, si dhe në menaxhimin e aktiviteteve të projektit.

Ftojmë të gjitha organizatat e interesuara që të plotësojnë formularët: formularin e aplikimit dhe formularin e buxhetit në gjuhën angleze.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 31 maj.
Për pyetje, ju lutemi shkruani në: innovativemediamk@gmail.com deri më 9 maj.
Propozimin tuaj ju lutemi ta dorëzoni në: innovativemediamk@gmail.com deri më 31 maj.

Kriteret e vlerësimit:
1. Relevanca e propozimit me objektivat e Thirrjes për Propozime dhe përputhshmëria me nevojat e grupeve të synuara; (30 pikë)
2. Efektiviteti dhe realizueshmëria e veprimit – lidhje të qarta dhe koherencë midis objektivave, rezultateve të parashikuara, aktiviteteve të propozuara dhe strategjisë; (20 pikë)
3. Kapaciteti financiar dhe operacional për të ndërmarrë në mënyrë autonome aktivitetet e propozuara – duhet të dëshmohet një nivel elementar i kapacitetit organizativ dhe menaxherial; (20 pikë)
4. Ndikimi dhe përfshirja e palëve të interesit – propozimet duhet të jenë të realizueshme dhe treguesit të verifikueshëm objektivisht (numri i qytetarëve që do të përfshihen në veprim); (10 pikë)
5. Përfshirja e grupeve të cenueshme dhe çështjeve që lidhen me gjininë – propozimet duhet të marrin në konsideratë nevojat e grupeve të cenueshme; (5 pikë)
6. Vazhdueshmëria – propozimet që tregojnë qartë se si ky projekt do të përshtatet me planet dhe aktivitetet e ardhshme të organizatës; (5 pikë)
7. Buxheti dhe kostot efektive të veprimit – raporti mes kostove të parashikuara dhe rezultateve të pritshme duhet të jetë i kënaqshëm; (10 pikë)

Komiteti i Vlerësimit do të kushtojë vëmendje diversitetit gjeografik dhe tematik të granteve, duke respektuar parimet e mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjes.

Shënim: Innovative Media mund të kërkojë dokumentacion shtesë jo më vonë se tetë ditë pas afatit për dorëzim.
Aplikimet do të shqyrtohen nga një Komitet i Pavarur i Vlerësimit.