Mbështetje për Portalb.mk
Qëllimi i tij është të sigurojë popullatën shqipfolëse të Maqedonisë së Veriut dhe jashtë saj me informacion të saktë dhe të besueshëm, përmes prodhimeve të lajmeve dhe analizave duke u përqëndruar në procesin e reformimit përgjatë anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe përfitimet dhe përgjegjësitë që rezultojnë nga anëtarësimi në NATO. Duke prodhuar lajme të rëndësishme për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike, Portalb.mk kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe krijimin e kohezionit shoqëror në Maqedoni.
Trajnim për Edukim Mediatik
Shoqata siguron trajnim për edukim mediatik për gazetarët, pronarët e mediave dhe OJQ-të. Qëllimi është të trajnohen ata mënyrë që të vlerësojnë në mënyrë kritike përmbajtjen e medias, të ekzaminojnë mediat sociale për taktikat e dezinformimit dhe përmbajtjet polarizuese, të krijojnë mesazhe për të kundërshtuar dezinformimin, të kuptojnë rëndësinë e angazhimit me mediat për vetë-shprehje dhe pjesëmarrje demokratike, të identifikojnë propagandën dhe dezinformimin dhe mediat e dëmshme.
Përmbajtje për rininë
Shoqata po u jep zë dhe përmbajtje rinisë, ajo ka në fokus Gjeneratën Z, duke siguruar hapësirë promovuese në internet për të rinjtë, veçanërisht për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Shoqata ka rolin e një grumbulluesi të shkrimeve dhe komenteve rreth çështjeve të tyre të rëndësishme për ta, duke ndihmuar blogerët e rinj për të fituar shikueshmëri.
TË TJERA
Që nga viti 2020, Shoqata përmes Portalb.mk bashkëpunon me faqen e verifikimit të fakteve nga Shqipëria, Faktoje.al në projektin: “Rajoni përmes fakteve“.
Qëllimi i projektit është të sigurojë informacione të sakta dhe të verifikuara në lidhje me çështjet më të rëndësishme që prekin dy vendet fqinje, si dhe të zbardhë dezinformatat që kalojnë nga një vend në tjetrin dhe më gjerë në rajon.
Që nga viti 2017, Shoqata përmes Portalb.mk bashkëpunon me Agjencinë e Lajmeve, Meta.mk në projektin: “Mbështetja e vlerave demokratike dhe ndryshimi në shoqëri përmes gazetarisë“.
Qëllimi i projektit është të fuqizojë qytetarët e Maqedomisë për marrjen e vendimeve të informuara për çështjet e përditshme që ndikojnë në jetën e tyre, përmes gazetarisë vëzhguese bazuar në të dhëna dhe angazhimit të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes kanaleve moderne mediatike. Qëllimi i kësaj qasjeje është të aktivizojë dhe motivojë qytetarinë për t’u angazhuar në vendimmarrje, duke nxitur kështu kërkesën për përgjegjësi institucionale.
Që nga viti 2012, Shoqata bashkëpunon me faqen e verifikimit të fakteve Vërtetmatës.mk, “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink” dhe Shërbimin e Verifikimit të Fakteve në Media.
Portalb bën ripublikimin e artikujve edukativ, verifikimit të fakteve dhe artikujve dhe videove të tjera që kontribuojnë në luftën kundër dezinformatave.