– Në vitin 2016-2017, Shoqata përmes Portalb.mk mori pjesë në projektin “Projekti i Shoqërisë” në partneritet me NOVATV.
Qëllimi i projektit ishte krijimi i projektit mediatik dygjuhësor (shqip dhe maqedonas) për raportim special dhe hulumtim, si dhe krijimin e bazës së të dhënave për debate. U krijua një redaksi e integruar e lajmeve mes Portalb dhe Novatv ndërsa debatet u transmetuan drejtpërdrejt në shqip dhe maqedonisht. Zgjedhjet lokale 2017 u transmetuan drejtpërdrejt në studio, me paraqitje të drejtpërdrejtë të gazetarëve nga të dy etnitë nga e gjithë Maqedonia.
– Në vitin 2015, Shoqata përmes Portalb.mk mori pjesë në projektin “Janë paratë e juaja!” në partneritet me Meta.mk.
Qëllimi i projektit ishte të bënte video storje hulumtuese për çështjet dhe problemet më të mëdha në qytetet më të mëdha në Maqedoni dhe për mënyrën e shpenzimit të parave të buxhetit për të zgjidhur këto probleme.
– Në vitin 2014, Shoqata përmes Portalb.mkmori pjesë në projektin “Llogaridhënia në komuna përmes qytetarisë aktive” në partneritet me BIRN Maqedoni, BIRN Kosovë dhe Internews Kosova.
Qëllimi i projektit ishte të zhvillonte hulumtime, debate parazgjedhore dhe intervista me kryetarë të komunave për Zgjedhjet Lokale 2014 në qytetet më të mëdha në Maqedoni, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Debatet dhe intervistat parazgjedhore me kandidatët për kryetar komune u transmetuan drejtpërdrejt jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë.